Kosova nuk është imune ndaj fenomenit të dezinformimit

  • 4 years ago
Verifikimi i lajmeve dhe parandalimi i dezinformacionin ka qenë kryefjala e konferencës Instituti Kombëtar Demokratik, NDI, organizoi për këtë fenomen në Kosovë.

Në event, u prezantua një studim ku tregohej sesi dezinformimi ka qenë i pranishëm tek të gjitha partitë politike në zgjedhjet e 6 tetorit, duke dalluar sidomos tek sulmet ndaj kandidatëve për kryeministër Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe Kadri Veseli, që mbërrinin në shpifje. Pjesë e kësaj konference ishte dhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, i cili kërkoi angazhim më të madh në mbrojtjen e qytetarëve nga lajmet e rreme, ndërsa i bëri thirrje institucioneve të kenë rolin e tyre në parandalimin dhe luftën ndaj tyre.

?Kur mendoj që qeveria ka rol në aspektin e dezinformimit, nuk mendoj për censurë. Liria e shprehjes është thelbësore në demokraci, edhe nëse është fyese. Por detyra e parë e Qeverisë është të jetë e ndërgjegjshme në shpërndarjen e informacioneve të sakta. Gazetarët duhet të jenë dhe ata profesionistë e seriozë, e t`I përdorin fuqitë e tyre për të luftuar lajmet e rreme. Kërkoni informata të verifikuara?, shprehet Philip Kosnett, ambasadori i SHBA ne Kosovë.

Ambasadori amerikan shtoi se ka ndryshuar shumë cilësia e lajmeve. ?Një pjesë e portaleve online të financuara dobët s?i përmbushin as standardet. Ata shkruajnë shumë thashetheme?, citohet të ketë thënë ai. Pjesë e konferencës së fokusuar tek zbulimi dhe parandalimi I dezinformimit, ishin dhe përfaqësues të mediave dhe shoqërisë civile të disa prej shteteve të Ballkanit.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosova#TopChannel

Recommended