• 5 years ago
Shtatë anëtarët e familjes Matera në fshatin "Lagje e Re" Ndroq do e presin ndërrimin e viteve në shtëpinë e tyre të re. Sikurse kishte premtuar kryebashkiau Erion Veliaj, banesa e vjetër e shkatërruar nga tërmeti i 21 shtatorit, u rindërtua në kohë rekord ndërkohë që është bërë edhe mobilimi i saj si dhe vendosja e pajisjeve elektroshtëpiake.

Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj i dorëzuan çelësat e banesës së re zonjës së shtëpisë Sadihe Materës, e cila nuk do të duhet më të mendojë për çatinë e shkatërruar dhe për rrezikun që i kanosej çdo ditë nga amortizimi i banesës dhe që me tërmetin pësoi shkatërrimin total.

Kreu i qeverisë u shpreh se sikurse kjo banesë e cila është bërë shumë herë më e mirë se ajo që ishte para se të dëmtohej nga tërmeti, edhe shtëpitë e tjera do të jenë model. ?Keni kaluar pa dëmtime në shëndet. Kjo është kryesorja. Të tjerat pastaj, më mirë bëhet. Shtëpia është më e mirë se ajo që ishte. Të gjithë ata që kanë pasur dëme do t'ua bëjmë shtëpinë më të mirë?, tha Rama.
Një fakt të tillë e konfirmoi edhe Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj i cili deklaroi se që në fillim një nga synimet ka qenë që banesat e reja që po ndërtohen pas tërmetit të jenë më të forta dhe me kushte shumë herë më të mira duke vendosur një standard të ri. ?Jo çdo e keqe vjen për keq. Edhe me porosinë e kryeministrit, dhe me ndihmën e miqve tanë, jemi dita me natën?, tha Veliaj.

Category

📺
TV

Recommended