Buxheti 2020, vazhdon debati në komision

  • 4 years ago
As në ditën e fundit të debatit në Komision për buxhetin për vitin 2020 asgjë nuk ndryshon. Sallë gjysmë e zbrazët dhe përplasje midis pushtetit dhe opozitës. Opozita propozon të zbatohen projekte të infrastrukturës, që nuk u përfshinë në programin e qeverisë për vitin e ardhshëm. Por pushteti kundërshtoi amendamentet dhe bëri një propozim tjetër, si do të realizoheshin kërkesat e tyre. Debati për buxhetin do të kalojë në seancë plenare më 16 dhjetor.

Recommended