Rasti “Reket”, dëshmon bashkëshortja e Kamçevit

  • 5 years ago
Tetë milionë euro është dashur të japë Orce Kamçev për ta shkatërruar lëndën ?Perandoria? të cilën Prokuroria Speciale e zhvillonte ndaj tij. Në sallën e gjykatës sot për detajet e takimeve me Boki 13 dhe Zoran Kiçeec derisa ishte në paraburgim, foli bashkëshortja e Orce Kamçevit, Ana Kamçeva. Me Bokin për herë të parë janë takuar në 1TV. Më pas, ka pasur edhe takime të tjera. Në to, Jovanovski ka pasur informacione se kur Orce nga paraburgimi do të thirret për bisedë në Speciale. Më pas, Boki ka kërkuar gjysmë milionë euro nga Ana, që Kamçev nga Shutka të shkoj në arrest shtëpiak. Kamçeva ka siguruar 350 mijë euro të cilat ia ka dhënë nëna e Orces, Ratka. Pjesën tjetër prej 150 mijë euro e ka siguruar Kiçeec dhe së bashku me të hollat kanë shkuar tek Boki.

Category

📺
TV

Recommended