Report TV -Jemi pranë Shqipërisë në këtë orë të vështirë', Netanyahu publikon videon e Ramës

  • 4 years ago
Ekipi teknik izraelit prej disa ditësh vijon të punojë intensivisht në terren për të bërë të mundur velrësimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26-nëntorit.

Ato ndodhen në terren së bashku me inxhinierët shqiptarë dhe po japin udhëzimet e duhura për nisjen e procesit të meremetimit në shumë prej apartamenteve, ku struktura bazë nuk është prekur. Ditën e djeshme Kryeministri Edi Rama ishte në Durrës së bashku me inxhinierët, në një prej pallateve, ku dëmet janë plotësisht të rikuperueshme dhe ku skuadra izraelite është prezente me teknologjinë më të përparuar për raste të tilla.

Recommended