770 pallate, shkolla e banesa në Prokurorinë e Tiranës, problem pallatet para '90-ës në Vorë
  • 4 years ago
TIRANE - Prokuroria e Tiranës është duke vijuar hetimet për ndërtimet që u shembën dhe që pësuan dëme nga tërmeti i 26 nëntorit për të zbuluar kështu ato raste ku fajtorë janë ndërtuesit me punime abuzive dhe ato raste ku dëmet nuk kanë shkuar deri të strukturë të godinës, që rrjedhimisht i përjashton ndërtuesit nga përgjegjësia penale.

Nga verifikimet e bëra deri më tani në terren, në qarkun e Tiranës, nga ekspertë të huaj e shqiptarë, grupet e emergjencës, policia e prokuroria, rezultojnë 770 godina të cilësuara të pabanueshme dhe që duhen shembur. 383 janë pallate të ndërtuara para viteve '90, që përbëjnë edhe numrin më të lartë të godinave me probleme, 35 janë pallate pas këtyre vite, 25 të tjerë janë pallate për të cilët ende nuk është siguruar dokumentacioni për vitin e tyre të ndërtimit, 4 janë shkolla dhe 320 janë banesa.Nga 383 pallatet me dëme para viteve '90, 371 janë në bashkinë e Vorës. Ndërsa në Kavajë janë 5 të tillë, por dëmet më të mëdha janë bërë në shkolla, 3 të dëmtuara që do të shemben.

Grupet e punës në terren caktojnë nëse godinat janë të banueshme ose jo, nëse dëmet janë të riparueshme ose ajo apo nëse godinat duhen shembur. Nëse ka dyshime, vendimi përfundimtar merret në fazën e tretë ku ekspertët bëjnë ekzamimime të të thelluara me pajisje të posaçme.

Për 3 pallate në kombinat, sipas prokurorisë, janë bërë veprimet hetimore dhe janë marrë dosjet me materialet.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta thotë se rezultatet e hetimeve të Prokurorisë së Tiranës, mund të dalin ditët e para të janarit.
Recommended