Stipe Mesiç do dëshmoj në Hagë - (9 Shkurt 2000)
  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Stipe Mesiç do të dëshmoj kundër Millosheviçit në Hagë. Presidenti i ri kroat Stipe Mesiç në një intervistë tha se dëshiron të dëshmojë kundër homologut të tij Jugosllav, Sllobodan Millosheviç, para gjykatës penale ndërkombëtare në Hagë. Jam duke bërë gjithçka që të ftohem në Hagë si dëshmimtar në procesin e Millosheviçit. Sipas tij vetëm pas daljes së Milosheviçit në Hagë mund të bëhen ndryshime në rajonin e Ballkanit, por duhen që edhe në Serbi të merren masa me të vërtetë demokratike si në Kroaci.

Kroacia do të vazhdoj të mbështes diasporën, por ajo që ne nuk do të mbështesim me asnjë lloj preteksi është struktura e vjetër e një republike kroate e vetëshpallur në vitin ?93 të Bosnje Hercegovinës siguroi Mesiç./tvklan.al

Gazetare ? Mirela Milori