REPLIKA/ Rama mesazh nga Londra: I dashur Lulzim, mos bëj politikanin në ditë të zymta
  • 4 years ago
Nga Londra, ku ndodhet në Samitin e NATO-s, kryeministri Edi Rama i është drejtuar liderit demokrat Lulzim Basha përmes një postimi në rrjetet sociale duke i kërkuar të ndalë të bërit politikë me njerëzit në këto ditë të vështira për popullin shqiptar pas tërmetit të 26 nëntorit.

Ishte kryedemokrati që tha sot se dhjetëra banorë kanë mbetur të braktisur nga shteti pasi askush nuk ka shkuar pranë tyre. Por kryeministri Rama thotë se kjo është një situatë që duhet 'i bëjë të gjithë bashkë për t'i dhënë ngrohtësi çdo shqiptari që është prekur nga tërmeti. Rama thotë se ata janë njerëz të pasistemuar ende, dhe se të gjithë do të kenë një strehim dhe ushqim.
Recommended