Bien lejet e ndërtimit, INSTAT: Në tremujorin e tretë të këtij viti janë dhënë 50 leje më pak

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Gjatë periudhës korrik-shtator në Shqipëri janë dhënë më pak leje ndërtimi. Të dhënat e INSTAT Tregojnë se në tremujorin e tretë janë dhënë 50 leje më pak. Por pavarësisht kësaj Tirana vijon që të ketë numrin më të lartë të lejeve e madje me rritje nëse e krahasojmë me një vit më parë.

Pas një periudhë me rritje lejet e ndërtimit kanë pësuar rënie gjatë periudhës korrik-shtator. Sipas të dhënave të Instat në tremujorin e tretë 2019 janë miratuar gjithsej 293 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 343 leje të miratuara në tremujorin e tretë 2018, duke shënuar një rënie prej 14,6 % ose 50 lejë më pak. Por pavarësisht kësaj vlen të theksohet se sipërfaqja e ndërtimeve është më e madhe.

Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, miratuar në tremujorin e tretë 2018, ka shënuar një rritje me 2,1 herë. Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike, në tremujorin e tretë 2019, është 25,6 miliardë lekë, nga 15,2 miliardë lekë miratuar në tremujorin e tretë 2018, duke shënuar një rritje prej 68,0 %.Megjithatë kryeqyteti vijon që të ketë numrin më të lartë të lejeve të ndërtimit.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/bien-lejet-e-ndertimit-instat-ne-tremujorin-e-trete-te-ketij-viti-jane-dhene-50-leje-me-pak

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp