Basha: Ne Manez, nje baterdi e vertete

  • 5 years ago
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte në Sukth këtë të martë. Në një prononcim për mediat, ai tha se në këtë zonë ka një harresë totale për banorët.

Basha solli në vëmendjen kampin e Manëzit ku tha se është ?një batërdi e vërtetë?. Ai kërkoi që banorët që kanë mbetur pa shtëpi të kalojnë në ambientet e shkollave të klasifikuara si jashtë rrezikut ose të çohen kontenierë.

?Në këtë zonë ka një harresë totale. Nuk ka shkuar askush t?i sqarojë që t?u japë një sqarim mund të rrinë apo jo aty. Në shumicën e rasteve nuk kanë as çadra. Harresë dhe lënie totale në mëshirë të fatit e qindra familjeve. Kjo është gjendje e rëndë. Në kampin e ngritur në Manëz është një batërdi e vërtetë. Brenda balta ka shkuar deri te gjunjët dhe brenda gjenden fëmijë 1 muajsh e deri te pleq 70-80-90 vjeç të sëmurë. Ka dy objekte shkollore që m?u tha të cilat janë klasifikuara si jashtë rrezikut dhe nuk ka arsye pse familjet e 5 pallateve të dëmtuara të rrinë jashtë në shi. Të merren të çohen në shkolla ose propozimi jonë tjetër të çohen në kontenierë?, tha Basha.

Sipas Bashës, banorët ankohen për seleksionim, ndërkohë që ripërsëriti edhe njëherë propozimin e tij.

?Dua të përsëris thirrjen time. Kemi propozuar tre pika për ata që duan të dëgjojnë dhe ta zbatojnë. Pika e parë ka ardhur nga takimi që kam pasur nga ekspertët e shquar. Janë të gatshëm të përshpejtojnë procesin e vlerësimit. Gjëja e parë që më kanë kërkuar njerëzit është përshpejtimi i procesit të vlerësimit. As shteti, as shoqëri nuk mund t?i ikë transparencës dhe më pas vjen faza tjetër çfarë do të bëjmë me dëmin. Janë 150 mln dollarë që do i shkojnë oligarkëve. Meqë jemi në proces të rishikimit të Buxhetit t?i çojë këto para për njerëzit në nevojë?, tha Basha. /tvklan.al

Category

📺
TV

Recommended