Report TV - Rama: Sot aktivizohet fondi prej 1 mln lekësh për çdo familje viktimash

  • 4 years ago
TIRANE- Kreu i qeverisë ka përsëritur edhe njëherë thirrje për dialog për kreun e opozitës Lulzim Basha. Ai tha se kjo është një nevojë për qytetarët shqiptarë të cilët në këto ditë të vështira duhet të kenë para syve shembullin e një bashkëpunimi mes palëve, e cila nuk ka pse të cilësohet si propagandë.

Rama njoftoi se sot mblidhet Komiteti Kombëtar i Rindërtimit dhe aktivizohet fondi prej 1 mln lekësh për familjet e viktimave, ndërsa fëmijët dhe pensionistët në familjet e tyre do të marrin shpërblimin e përcaktuar (bursë dhe pension të veçantë), edhe për muajin nëntor.Ministria e Arsimit Besa Shahini deklaroi se është bërë vlerësimi i dëmeve në shkolla, dhe se tani vendimarrja është para dy opsioneve sipas të cilave nesër do të nisë mësimi në qarqet e paprekura, ndërsa në Tiranë Durrës dhe Lezhë të ketë një shtyrje.

Recommended