Report TV - Balluku: Agjencia Ndërkombëtare Bërthamore do të dërgojë ekspertë në Shqipëri

  • 5 years ago
Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku deklaroi se në terren janë vendosur ekspertë të huaj të udhëhequr nga ato shqiptare.

"Grupet të cilat operojnë në terren janë grupe mikse të udhëhequra nga ato shqiptare të cilët njohin terrenin me grupe të huaja. Janë përgjigjur pozitivisht. Sot operojnë 40 italianë, 16 grekë, 11 turk, një grup i madh inxhinirësh nga Kosova të cilët kanë ekspertuar shkollat. Inxhinierët francezë janë në Tiranë. Kemi grupe nga Bullgaria, Hungaria, Rumania. Agjencia Ndërkombëtare Bërthamore do të dërgojë ekspertë në Shqipëri", tha Balluku.

Category

📺
TV

Recommended