Humbi 8 familjarët, 17-vjeçari Ramë Lala i vetëm i mbijetuar niset në Itali! E shpëtoi lavatriçja

  • 4 years ago
I vetmi i mbijetuar nga shembja e banesës së familjes 9 anëtarëshe, Lala në Durrës është 17-vjeçari Ramë Lala. Gjendja e tij shëndetësore nuk është paraqitur e mirë dhe pasditen e së enjtes ai është nisur drejt Italisë për të marrë një mjekim më të specializuar.

Ndërkohë për ngjarjen tragjike që i ndodhi kësaj familje që humbi 8 anëtarët e saj ka bërë një shkrim edhe media prestigjoze Reuters. Kjo media ka shkruar edhe për mënyrën se si shpëtoi 17-vjeçari i mbijetuar.

Recommended