“Ndihme o xhaxhi te lutem me shpetoni”, rrefimi i te afermve te Kelit pas tragjedise
  • 4 years ago
Ekskluzive- Tre pjestarë të familjes Çupi nga Thumana janë përcjellë sot në banesën e fundit.
I vetmi që arriti të shpëtonte ishte Micoli, 31 vjeç, I cili i plagosur rëndë nuk mundi dot të merrte pjesë në cermoninë mortore.
Hajredini 67 vjeç, Lutfija 59 vjeçe dhe Keli 35 vjeç, humbën jetën nga tërmeti i 26 Nëntorit.
Të ardhur pas viteve ?90 nga Burreli në Thumanë për një jetë më të mirë, familja Çupi jetonte në katin e tretë të këtij pallati tashmë të shpërbërë.
Por familjes Çupi, gëzimi i pritshëm për fejesën e djalit të vogël Micolit, iu kthye në tragjedi. Kelmenti kishte dy ditë që ishte kthyer për këtë gëzim nga Anglia, ku kishte emigruar prej disa vitesh dhe punonte për të siguruar mbijetesën.
Dy xhaxhallarët e tij, Adriatiku dhe Hamzai tregojnë bisedat me nipin në 16 orë, gjatë përpjekjeve heroike të grupeve të specializuara për ta shpëtuar nipin e tyre.
Vëllezërit e Hajredin Çupit kanë një shqetësim. Sipas tyre, për shtetin, viktimat e familjeve të tyre as nuk ishin shënuar në listat e të vdekurve nga tërmeti, ose iu ishte shënuar emri gabim.
Ata rrëfejnë dhe dëshminë e Micolit, nipit që mbijetoi nën rrënoja, i cili u arrit të nxirrej shëndoshë e mirë pas disa orësh dhe aktualisht ndodhet në spitalin e traumas, i plagosur.
Recommended