'Anti KÇK', njësi policore kundër krimit e terrorizmit! Përgjime pa vendim gjykate

  • 4 years ago
TIRANE - Shqiptarja.com siguron draftin e Paketës Anti-KÇK e cila do të godasë krimin e organizuar, terrorizmin dhe zyrtarët e korruptuar, duke gjurmuar dhe pasuritë e tyre. Njësia do të hetojë 100 krime të parashikuara në Kodin Penal, nga vjedhja me armë, tek droga, grupi i strukturuar kriminal, vrasja, falsifikimet, plagosja, rrëmbimi, prostitucioni, terrorizmi, korrupsioni i çdo zyrtari publik e deri tek krimi zgjedhor.

Struktura policore ka të drejtë të nisë hetim pasuror për individët që dyshojnë se niveli i jetesës nuk mbulohet nga të ardhurat. Pjesë e hetimit do të jenë bashkëshorti, fëmijët, bashkëjetuesi mbi 5 vjet, si dhe të gjithë personat e tjerë që kanë lidhje pasurie. Do të goditen dhe do të shpallen të paligjshme edhe kalimet fiktive të pasurive tek të afërm apo persona të tretë.

Recommended