Prezantohen si shokët e djalit, tre hajdutët vjedhin paratë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Një banesë në Fushë - Milot është grabitur nga tre persona të cilët janë prezantuar si shokët e djalit.Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të martës në banesën e Taf Shabanit, në momentin kur në shtëpi ndodhej vetëm e zonja e shtëpisë.Informacionet bëjnë me dije se hajdutët janë paraqitur si shokë të djalit të tyre që jeton në Itali dy prej personave janë ngjitur në katin e dytë të banesës dukë zbërthyer kasafortën ku dhe ndodheshin paratë.Pasi kanë marrë paratë dhe disa sende me vlerë janë larguar.Sipas zonjës së shtëpisë personat ishin tre dhe nuk i njihte, pasi ka probleme me shikiminn. Ata me pas jane larguar dhe eshte lajmeruar i zoti shtepise dhe policia e Kurbinit.Shabani ka bërë me dije se vlera e lekeve eshte shume e madhe dhe kane qene te fshehura ne kasaforte.

Category

📺
TV

Recommended