Unaza e Re/ IKMT vijon shembjen e banesave tek 'Astiri' (VIDEO)

  • 4 years ago
Ka vijuar edhe ditën e sotme aksioni për prishjen e banesave që preken nga projekti i zgjerimit të Unazës së Re. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), ditën e sotme ka qenë në terren ku ka prishur dy objekte në zonën e Astirit.

Ndryshe nga sa ndodhi tre ditë më parë, ku banorët e Astirit u përplasën me forcat e policisë dhe të IKMT, ditën e sotme nuk ka patur kundërshtime. Megjithatë forca të shumta policie kanë qenë pranë banesave të cilat do të prishen ku kanë krijuar kordone në të dy krahët e rrugës për të shmangur përplasjet apo incidentet e mundshme.

Recommended