Zbardhet tentativa e atentatit ndaj Inez Hajrullës në Vlorë, arrestohen 4 persona /EMRAT

  • 4 years ago
VLORË - Policia e Vlorës ka zbardhur pas gjashtë muajsh atentatin e mbetur në tentativë në Ujë të Frohtë, më 10 maj 2019, ku shënjestër ishte Inez Hajrulla, një personazh i njohur në botën e krimit në qytetin bregdetar. Policia ka vënë në pranga 4 persona në një operacion të koduar "Gjurmimi", 24 deri në 28 vjeç, banues në Vlorë, Fier dhe Tiranë.

Nga të shtënat me armë në drejtim të lokalit ku qëndronte Hajrulla mbeti i plagosur një kalimtar i rastësishëm, Dajko Canodemaj, 63 vjeç.

Recommended