Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 6 years ago
#rtvora #oranews

Një çift bashkëshortësh në bashkinë Pustec është vënë në një sfidë të fortë nga jeta në moshë të thyer. Gruaja është e pamundësi si pasojë e një sëmundje ndaj burri është kthyer në kujdestar të saj dhe shtëpisë. E vetmja e ardhur për ta është ndihma sociale prej 4 mijë lekësh, ndërsa akuzojnë se për kempin u kërkuan para. Në bashkinë e vogël të minoritarëve maqedonas, thonë se janë 37 familje që mbështeten me asistencë.

Këta janë Dita dhe Jonçe Ago, banorë të bashkisë Pustec.

Gruaja është vetëm 54 vjeçe, por hallet i kanë shtuar rrudhat në fytyrë.

Prej kohësh ajo vuan nga probleme të shtyllës kurrizore dhe burri është bërë kujdestar i saj dhe gjithë shtëpisë.

Ai i bën të gjitha madje edhe bukën.

"Më mirë të sëmuret burri se gruaja"

Gjendja në të cilën ndodhet e bën gruan të shpërthejë në lot.

Sëmundja thotë se e ka bërë të pamundur për të punuar, ndërsa akuzon se i kanë kërkuar para për ti dhënë pagesën e paaftësisë

"Vajta tek një doktor, ai tha shko tek doktori tjetër, vajta tek tjetri kërkoi para"

Ndihma sociale që i jep bashkia Pustec është e vetmja e ardhur për çiftin. Por me 4 mijë lekë në muaj, ata thonë se nuk mund të mbajnë frymën gjallë, ndaj shpesh marrin borxh për ilaçet.

"Burri pa punë, unë pa punë. Vajta ju luta, ata më dhanë 40 mijë lekë ndihmë ekonomike. Sa kam ilaçe unë nuk ka farmaci. Marr borxh që marr ilaçet"

Në bashkinë e vogël me 5 mijë banorë, kryetari Pali Kolefski thotë se janë 37 familje që trajtohen me ndihmë ekonomike, edhe pse numri i nevojtarëve është më i lartë.

Kolefski: Aplikimi bëhet online dhe sistemi zgjedh ato që plotësojnë kriteret. Aplikohet edhe 6% dhe numri i familjeve ka qenë 2 çdo muaj."

Pjesa më e madhe e sigurojnë mbijetesën me peshkim e punësim sezonal në Greqi e Maqedoni, ndërsa bujqësia është sektor i pazhvilluar, pasi toka është e paktë dhe nuk jep prodhim

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/mbijetese-ne-varferi-e-semundje

Ndiqni emisionin këtu: https://youtu.be/ElCVBfQism8
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Category

📺
TV

Recommended