Report TV - Gjonaj: Sistemi '41-BIS', i domosdoshëm, grupe të përbashkëta më Italinë

  • 5 years ago
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ka pritur Prokurorin Kombëtar të Drejtorisë Antimafia dhe Antiterrorizmit në Itali Federico Cafiero De Raho, me të cilin ka implementuar një sërë bashkëpunimesh institucionale me qëllim goditjen e krimit të organizuar dhe terrorizmit. 

Në një deklaratë të përbashkët për shtyp para nisjes së konferencës të organizuar nga Ministria e Drejtësisë, Gjonaj theksoi se ky bashkëpunimi ka qenë i shtrirë në një sërë aspektesh që prekin krimin e organizuar vendas dhe transnacional. 

Një nga projektet kryesore mes Ministrisë së Drejtësisë dhe antimafjes italiane, është regjimi i posaçëm?41 bis?, sistem ky i konsideruar si mjaft efikas në Itali.

?Bashkëpunimi ynë tashmë me antimafian italiane është solid dhe i shtrirë në një sërë aspektesh që prekin krimin e organizuar vendas dhe atë transnacional, bashkëpunimin dypalësh në grupe të përbashkëta hetimi, shkëmbimin  e ekspertizës por njëkohësisht edhe të dhënat, si dhe çështjet për administrimin, menaxhimin dhe përdorimin pasurive të sekuestruara e të konfiskuara. Tashmë një ndër prioritet kryesore të Qeverisë Shqiptare është lufta kundër krimit të organizuar me të gjitha instrumentet ligjorë dhe institucionale, duke përfshirë edhe ndalimin e kontakteve të subjekteve që vuajnë dënimin ose janë në proces hetimi. Pikërisht një nga sistemet të konsideruara me efikase në Itali, të cilën Shqipëria e ka huazuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, është regjimi i posaçëm 41 bis?, u shpreh Gjonaj e cila u ndal gjerësisht në implementimi i regjimit ?41 bis?.

Category

📺
TV

Recommended