Zvarriti gjyqin e kishte dyshime se po prishte prova, arrestohet për të dytën herë Pëllumb Petritaj
  • 4 years ago
VLORE - Pëllumb Petritaj, njeriu që është përfshirë në disa procese gjyqësore në Vlorë, për tjetërsimin e pronave në bregdet, u riarrestua nga policia e këtij qyteti pas kërkesës së bërë nga prokurori i çështjes Albert Kuliçaj. Petritaj, së fundi po përballet me një proces gjyqësor për akuzën falsifikimit të dokumenteve, duke përfituar 100 hektarë tokë në bregdetin e Zvërnecit. Për këtë akuzë, Pëllumb Petritaj është marrë i pandehur dhe prej disa muaj ndodhet në bankën e të akuzuarit në gjykatën e Vlorës. Përfaqësuesi i prokurorisë dy muaj më parë kërkoi në gjykatë deklarimin fajtor dhe dënimin e Petritaj. Momentalisht procesi vijon të shtyhet për shkak të avokatëve mbrojtës, pasi nxjerrin arsye të ndryshme për shtyrjen e këtij procesi. Gjatë kësaj faze, prokurori Albert Petritaj, i është drejtuar me një kërkesë tjetër gjykatës, duke kërkuar arrestimin e Pëllumb Petritaj, pasi është marrë informacion se ky i fundit po ndikon në prishjen e provave të procesit. Kërkesa është miratuar nga gjykata e Vlorës, dhe dy ditë më parë policia e këtij qyteti ka kryer arrestimin e Pëllumb Petritaj.
Recommended