Në një kohë që liderët e Ballkanit Perëndimor po diskutojnë për lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve, tregtia midis vendeve të Ballkanit mbetet e cunguar. Raporti i Fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar tregon se Shqipëria është vendi që ka përfitimin më të vogël nga të gjitha nismat lehtësuese të ndërmarra, madje theksohet se ka ende një sërë problemesh.
Shqipëria rezulton se është vendi me politikën më të dobët tregtare në lidhje me vendet e rajonit.
Në një raport të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar theksohet se vendi ynë ka probleme në shumë drejtime duke nisuar që nga përmbajtja e marrëveshjeve tregtare, institucionet si dhe infrastruktura.
Ndërkohë që Serbia rezulton se është përfituesja më e madhe në rajon nga marrëveshjet tregtare.
Këto të dhëna vijnë në një kohë që po diskutohet për iniciativën e Shengenit të Ballkanit Perëndimor, e cila synon rritjen e shkëmbimeve tregtare si dhe përfitimet e vendeve.
Por sipas ekspertëve edhe kjo nismë nuk pritet të sjellë efekte pozitive në ekonominë e Shqipërisë, për shkak se edhe marrëveshjet e nënshkruara deri tani nuk kanë gjetur zbatim.
Gjithashtu rezulton se vendet e rajonit i kanë marrdhëniet tregtare të diversifikuara, ndërsa Shqipëria i ka kryesisht me Italinë e Greqinë. Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/tregtia-me-ballkanin-e-veshtire
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID