Prokuroria shpall ne kerkim Agim Kajmakun

  • 5 years ago
Prokuroria e Tiranës ka lëshuar një urdhër ndalimi për ish-kreun e Bashkisë së Vorës Agim Kajmukun. Kajmaku akuzohet për tre vepra penale; atë të shpërdorimit të detyrës, falsifikimit të dokumenteve zyrtare dhe ushtrimi i funksioneve pas mbarimit të detyrës.

Policia nuk e ka gjetur Kajmakun në shtëpinë e tij. Avokati i ish?kryetarit të Bashkisë së Vorës e konfirmoi këtë, teksa u paraqit në Prokurori për të marrë informacione mbi akuzat. Gjithçka ka të bëjë me vendimin e Kajmakut për të shkarkuar dy nënkryetarët Laureta Omeri dhe Hekuran Brahimaj.

Shkarkimi, sipas Prokurorisë, është bërë pasi Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve kishte marrë vendimin për t?ia hequr atij mandatin e kryebashkiakut.

Në të njëjtën kohë, Agim Kajmaku ka emëruar në këtë detyrë shefin e kabinetit të tij, Gentian Picarin.

Por përveç se ka ushtruar detyrën pas përfundimit të saj, duke lëshuar urdhra dhe duke firmosur shkresa zyrtare, Kajmaku, thotë Prokuroria, e ka falsifikuar datën e vendimit.

Prokuroria i nisi hetimet ndaj tij pas denoncimit që i bëri nenkryetarja Laureta Omeri për shperdorim detyre.

Me shkarkimin e dy nënkryetarëve, Kajmaku ia hoqi mundësinë Këshillit Bashkiak që të zgjidhte njërin prej tyre për të ushtruar funksionet e kryetarit të Bashkisë, deri në zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme dhe e vendosi vetë pasaardhësin e përkohshëm.

Agim Kajmaku e humbi mandatin pasi nuk kishte deklaruar në formularin e Dekriminalizimit një hetim në Greqi, ku ishte kapur me para të falsifikuara. Ky fakt doli në dritë pas një denoncimi të Partisë Demokratike.

Tv Klan

Category

📺
TV

Recommended