Ora News - Veliaj Tirana u ringrit në këmbë në kohë rekord pas tërmetit

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Një pjesë e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti në Tiranë do të jenë gati për banim deri në festat e nëntorit.

Shtëpia e Sefer Poçit në Farkë është njëra prej tyre. Ajo u dëmtua rëndë nga tërmeti i 21 shtatorit, ndaj bashkia e Tiranës së bashku me donatorët nisën ndërtimin e një shtëpie të re mbi themelet e së vjetrës.

Kreu i Bashkisë së Tiranës inspektoi ecurinë e punimeve dhe i premtoi familjes Poçi se do të rikthehet shumë shpejt për të festuar ndërtimin e shtëpisë së re.

?Do të ecim shpejt me punimet dhe brenda festave të Çlirimit të fusim një pjesë të familjeve dhe brenda Vitit të Ri pjesën tjetër, për të dalë faqebardhë dhe treguar se qytetet nuk duken kur u ndodh vakia dhe fatkeqësia, por duken sesi ngrihen dhe si reagojnë pas këtyre fatkeqësive. Tirana ia doli, nuk u panikos ditët e tërmetit dhe arriti që të ringrihet në këmbë në kohë rekord. Kjo na bën krenarë, por më e mira është përpara?, tha ai.

Veliaj shtoi se kompanitë e ndërtimit do vijojnë punën me të njëjtin ritëm për t?u siguruar që të gjitha shtëpitë e rrënuara të jenë gati për festat e fundvitit.

Deputeti i PS, Arben Pëllumbi falenderoi Bashkinë e Tiranës për reagimin e menjëhershëm pas tërmetit, si dhe për ndihmën konkrete që ka dhënë për t?i siguruar shtëpi të reja të gjitha familjeve të prekura.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/veliaj-tirana-u-ringrit-ne-kembe-ne-kohe-rekord-pas-termetit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended