Ora News - Uji me koncesion, qytetarët kundër kalimit të këtij shërbimi te privati

  • 5 years ago
#rtvora #oranews
Qytetarët nuk e kanë mirëpritur nismën e Ministrisë së Infrastrukturës për të dhënë me koncesion shoqëritë e Ujësjellës-Kanalizimeve. Po përtej kësaj, Ministria ka hapur një tjetër tender për dixhitalizimin e aseteve të ndërmarrjeve të Ujësjellës-Kanalizimeve me një vlerë prej 146.2 mln lekësh. Ky fond do të merret nga buxheti i shtetit dhe vjen në të njëjtën kohë që u njoftua mundësia për dhënien me koncesion të shërbimit.

Dhënia me koncesion e ndërmarrjeve të Ujësjellës-Kanalizimeve shihet me pesimizëm nga qytetarët.

Ata shprehen se kjo nismë nuk do të zgjidhë problemin, madje theksojnë se kjo mund të rrisë çmimin për shërbimin e ofruar.

"Çfarë nuk pret nga këta, por kur arrijnë dhe te Ujësjellësi? Të na çojë dhe ne me koncesion, këtu ka vajtur çdo gjë në fund. Fatkeqësi e madhe. Asnjë fitim nuk ka."

"Nuk kanë ndërmend ata të zgjidhin hallin e popullit."

"Do ta rrisin çmimin patjetër, ai që është privat atë synon."

Por përtej draftit të hedhur për konsultim nga Ministria e Infrastrukturës ku parashikohet edhe dhënia me koncesion e këtij shërbimi një tjetër tender është hapur për Ujësjellësat.

Njoftimi i shpallur në Agjencinë e Prokurimeve Publike parashikon ngritjen e një sistemi dixhitalizimi të monitorimit dhe raportimit të ndërmarrjeve të Ujësjellës-Kanalizimeve.

Fondi Limit i vënë në dispozicion për këtë prokurim është 146.2 mln lekë me financim nga buxheti i shtetit.

Afati për dorëzimin e ofertave nga kompanitë ështe 25 nëntor i këtij viti.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/uji-me-koncesion-qytetaret-kunder-kalimit-te-ketij-sherbimi-te-privati

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp