Ora News - "Nuk i njoh atentatorët", prokurori Arjan Ndoj dhe Muharremi ruhen me policë

  • 5 years ago
#rtvora #oranews
Prokurori i Durrësit Arjan Ndoj ka mohuar të ketë parë autorët e atentatit që ndodhi ndaj tij të premten, e 1 nëntorit, në ora 16.30 tek mbikalimi i Shkozetit. Kolegët nga krimet e rënda e kanë pyetur në katin e dytë të spitalit të Durrësit prokurorin e plagosur nga dy plumba i cili të shtunën ka dalë nga reanimacioni.

Ai mësohet se nuk ka dhënë shpjegime të detajuara duke përsëritur shpesh fjalën ?nuk kam parë gjë? ndërsa ka shpjeguar se pasi kishte drekuar në një lokal në zonën e plazhit në Durrës me shoferin e tij Andi Maloku, në tavolinë u është afruar edhe shtetasi Landi Muharremi me të cilin më pas janë nisur me makinën me targa AA 333 ZD për në Tiranë.

Ndoj është shprehur se nuk ka vënë re asgjë të dyshimtë deri në momentin kur breshëritë e armëve janë derdhur mbi makinë krejt papritur. Prokurori ka pohuar se nuk ka arritur të fiksojë asgjë në lidhje me autorët e atentatit pasi makina ka humbur drejtimin dhe ka dalë nga rruga.

Sipas Ndojt, devijimi i lëvizjes së makinës që ka bërë shoferi i tij u ka shpëtuar jetën të tre personave pasi plumbat kanë qenë të shumtë.

I plagosuri tjetër në këtë ngjarje, Aleksandër Laho i njohur edhe si Landi Muharremi ndodhet në reanimacion pasi ka marrë plumb në shpatull dhe nofull çka ia ka bërë të pamundur dhënien e deklarimeve.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/nuk-i-njoh-atentatoret-prokurori-arjan-ndoj-dhe-muharremi-ruhen-me-police-ne-spitalin-e-durresit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended