Pronesia e Kopshtit Botanik ne gjykate

  • 5 years ago
Gjykata Administrative e Apelit vendosi të marrë në shqyrtim, padinë e bërë nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës, kundër kalimit të pronësisë së Kopshtit Botanik te Bashkia e Tiranës.

Gjyqtarja, Blerona Hasa hodhi poshtë pretendimin e Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë së kryeqytetit, se padia e firmosur nga Rektori nuk është e vlefshme.

Spiro Drushku, Dekani i FSHN-së: Por vendimi për këtë çështje do të merret vetëm pasi trupa gjyqësore të plotësohet me 5 anëtarë.

Studentë dhe pedagogë nisën protestat pas vendimit të qeverisë, përmes një VKM-je që e bënte Kopshtin Botanik, pjesë të pasurive të paluajtshme të Bashkisë së Tiranës. Kjo e fundit është shprehur se në gjendjen aktuale Kopshti Botanik është i paaksesueshëm nga qytetarët dhe se për këtë arsye ka një projekt për rigjallërimin e tij.

Tv Klan