Ora News - Zbardhet dëshmia e shqiptarit të arrestuar për vrasjen e 91 vjeçares italiane
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

"Nuk e kam vrarë unë. Nuk ka qënë në atë banesë , kam qënë në një vend tjetër", kështu ka deklaruar gjatë natës së shkuar shqiptari Sergio Malaj, i arrestuar një ditë më parë me akuzën e vrasjes së 91 vjeçares italiane Diva Compagnucci, ish mësuese në pension, në shtëpinë e së cilës ishte e puënsuar nëna e tij.

Shqiptari i është përgjigjur të gjitha pyetjeve të prokurorit Mirko Piloni duke dhënë versionin e tij të fakteve.

Ai ka deklaruar se nuk ka qënë në atë pallat, nuk ka hyrë në banesën e të moshuarës e nuk e ka vrarë atë.
I riu shqiptar nuk ka pranuar fajin dhe akuzën edhe pse disa dëshmitarë kanë deklaruar se Sergio Malaj ka qënë atë ditë rreth e qark pallatit e mbi të gjitha kundër tij janë dhe veshjet e ndotura me gjak e gati për t'u larë në lavatrice , të gjetura në banesën e tij.

Për avokatin mbrojtës Andrea Romani, shqiptari ka dhënë versionin e tij, por ka ende elementë për t'u sqaruar e që priten të zbardhen ditën e hënë 28 tetor ku do të zyrtarizohet dhe urdhëri i arrestimit.

Sergio Malaj jetonte së bashku me familjen në Tolfa. Ka frekuentuar shkollën e mesme për elektronikë. Për banorët e qytezës prindërit janë njerëz punëtorë e të respektuar.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/zbardhet-deshmia-e-shqiptarit-te-arrestuar-vrasjen-e-91-vjecares-italiane

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended