Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 6 years ago
Pesë persona janë arrestuar në periferi të qytetit të Bilishtit, gjatë një aksioni të policisë për të goditur aktivitetin kriminal të kontrabandimit të emigrantëve. Të arrestuarit H.H. 30 vjeç, B.Gj. 27 vjeç, A.B. 19 vjeç i dënuar më parë për drogë, E.L. 27 vjeç dhe M.M. 20 vjeç, u kapën në flagrancë në aksin Pogradec ? Qafë Thanë. Ata po transportonin me automjet 19 klandestinë të huaj, me qëllim kalimin e tyre drejt vendeve të Bashkimit Europian. Sipas policisë, të arrestuarit u kishin marrë klandestinëve 1000-1500 Euro secilit.
Gjatë aksioni, qytetarët me iniciale A.B. dhe E.I. nuk i janë bindur urdhërit të punonjësve të policisë, por falë ndërhyrjes së menjëhershme është bërë e mundur ndalimi dhe arrestimi i tyre. Gjithashtu, është shpallur në kërkim 29-vjeçari me iniciale E.K., i përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.

Category

📺
TV

Recommended