Hodhën sprajt për të bojkotuar lëndën e mësimit! Helmohen 9 maturantë në Bulqizë, klasa 'skenë krimi

  • 5 years ago
BULQIZE- Helmohen disa maturantë të shkollës e mesme "Rifat Manjani" në Shupenzë të Bulqizës. Ministria e Shëndetësisë njofton se janë helmuar 9 nxënës, një prej të cilëve është sjellë me helikopter drejt Tiranës, ndërsa 8 të tjerë po marrin trajtim mjekësor në Spitalet e Dibrës dhe Bulqizës.

Në një informacion paraprak për ngjarjen, policia e Bulqizës tha se ka marrë informacion rreth orës 13:10 se tek një klasë mësimi në shkollën e mesme në Shupenzë, një nxënës ka hedhur një sprajt me aromë, ku disa prej nxënësve kanë shfaqur probleme shëndetësore.

Category

📺
TV

Recommended