Skip to playerSkip to main content
  • 6 years ago
TIRANE-Report TV zbardhi draftin e punës për ndryshimet në Kodin Zgjedhor për cështjen e financimit të partive politike dhe barazinë gjinore. Komisioni i Reformës Zgjedhore është i ndarë në tre grupe pune dhe njëri prej tyre po diskuton pikërisht cështjen e financimit të partive politike, teksa drafti paraprak ka dalë në media.

Drafti adreson rekomandimet e ODIHR-it për fushatën zgjedhore, kuotat gjinore, financimin e fushatës, regjistrimin e subjekteve dhe abuzimin e administratës. KQZ-ja do të ndërtojë një portal për denoncime në lidhje me financimet. Subjektet zgjedhore janë të detyruara të paraqesin Raport Financiar për fushatën zgjedhore në KQZ brenda 60 ditëve nga shpallja e rezultatit të zgjedhjeve.

Category

📺
TV
Be the first to comment
Add your comment

Recommended