SHBA: Te tjere zyrtare “Non Grata” per shkak te korrupsionit
  • 5 years ago
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë një tjetër mesazh të fortë në mbështetje të luftës kundër korrupsionit dhe respektimit të sundimit të ligjit.
Selia diplomatike ka bërë një shpjegim për Nenin 7031(c) të legjislacionit të Shteteve të Bashkuara në bazë të të cilit Sekretari i Shtetit kur mëson se një zyrtar qeveritar i huaj është përfshirë në korrupsion madhor ka autoritetin të shpallë ?Non Grata? individët dhe anëtarët e familjes së tyre të afërt si të skualifikuar përgjithmonë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. Numërohen rreth 100 raste të tillë në botë, por të parët erdhën nga Shqipëria.
Në video të shpërndarë online, Ambasada Amerikane thotë se vijon puna për të tjerë zyrtarë të lartë të përfshirë në raste korruptive.
Selia diplomatike e rrugës së Elbasanit thotë se qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën.
Recommended