Salla e katedrales Ortodokse do të jehoj mbrëmjen e së martës, nga zëri i sopranos shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho. Një koncert bamirësie me moton " 'Fjongoja Rozë' më kujton?, për të sensibilizuar gratë dhe vajzat për të kapur në kohë kancerin e gjirit. Sopranoja Ermonela Jaho, prej dy vitesh është ambasadore e fushatës kunder kancerit të gjirit. Në koncert do performojnë edhe Vikena Kamenica dhe Enada Hoxha. Paratë e mbledhura nga biletat do të shkojnë për gratë e prekura nga kanceri i gjirit.
Be the first to comment