Rudina Hajdari duartrokitet në krye të grupit Demokrat, Ruçi: Unifikoni qëndrimin
  • 5 years ago
TIRANE-Rudina Hajdari do të vijojë që të jetë në krye të grupit Demokrat. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Gramoz Ruçi nuk e njeh Korab Litën si kryetar të grupit Demokrat, por Rudina Hajdarin. Në datë 11 tetor 7 deputetë të këtij grupi parlamentar në një mbledhje të fshehtë vendosën që të shkarkonin Rudina Hajdarin nga drejtimi i grupit duke iu drejtuar Kuvendit me shkresën që e vendosnin në dijeni për ndryshimin e kryetarit.

Por disa orë më pas disa nga deputetët e këtij grupi u tërhoqën nga firma duke u përçarë. Njëra prej tyre ishte Fatjona Dhimitri, por edhe Halit Valteri që iu drejtuan kryetarit të Kuvendit duke e vendosur në dijeni për tërheqjen nga firma. Rudina Hajdari akuzonte Korab Litën se ushtroi presion deputetëve për të firmosur që të bëhej kryetar grupi.
Recommended