Ora News - Eksportet në rënie të lirë

  • 5 years ago
#rtvora #oranews
Pas përgjysmimit të rritjes ekonomike, edhe eksportet shqiptare kanë pësuar rënie. Sipas të dhënave të INSTAT, në 9 muaj eksportet u ulën me 2.8%, ndërsa vetëm gjatë muajit shtator u ulën me 5.5%. Shqetësim mbetet se rënia e eksporteve gjatë shtatorit ka ndodhur me vendet kryesore partenere si Kosova, Italia dhe Greqia.

Eksportet shqiptare kanë pasur një ecuri negative gjatë këtij viti.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në 9 muaj tregtia me jashtë ka pësuar një ulje me 2.8%, ndërsa ka qenë më e ndjeshme gjatë shtatorit me një ulje me rreth 5.5%.

Këto janë disa tregues të tjerë negativë pas përgjysmimit të rritjes ekonomike në 6 muajt e parë të vitit.

Shqetësues mbetet edhe fakti se vlerat negative të eksporteve janë shënuar me tre partnerët kryesorë tregtarë siç janë Kosova, Italia dhe Greqia.

Edhe pse si 9 mujor eksportet drejt Kosovës janë rritur, gjatë muajit shtator ato janë me një ulje prej 6.2 %.

Performanca negative e eksporteve ka ardhur kryesisht nga tre grupe ?Tekstile dhe këpucë?, ?Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike? si dhe ?Materiale ndërtimi dhe metale?.

Nëngrupi tekstile e këpucë shënoi një rënie me 3% ose me rreth 90 mld lekë e ndikuar kryesisht nga euro e dobët.

Ndërkohë thatësira ka sjellë rënie të konsiderueshme të eksporteve me rreth 17.2% në zërin e mineraleve, lëndë djegëse, energji elektrike.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/eksportet-ne-renie-te-lire

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended