Report TV -Punonte në 'Bypassin' e Fierit, 18 vjeçari shtypet për vdekje nga ruli!

  • 5 years ago
FIER- Një aksident tragjik gjatë punës i ka kushtuar jetën një 18-vjeçari në Fieri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 16:15 në Bypassin e Fierit, në afërsi të fshatit Pojan. Burime për Report Tv bëjnë me dije se viktima është Mateo Koza.

Ka qenë punëtori tjetër K.N, 41 vjeç, banues në Memaliaj, i cili duke duke drejtuar mjetin tip "Rrul" që ngjesh asfaltin, ka goditur Mateo Kozan, 18 vjeç i cili për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie të cilët kan ngritur një grup hetimor për të zbardhur të plotë shkaqet e këtij aksidenti tragjik.

Recommended