KLSH: Koncesionet rrezik për borxhin publik, PPP-të nuk monitorohen siç duhet nga institucionet
  • 5 years ago
TIRANË- Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar një sërë shkeljesh në kontratat koncesionare, gjatë auditimit të kryer për buxhetin e vitit të kaluar. Sipas këtij institucioni është shqetësues fakti që shumica e kontratave të nënshkruara janë të iniciuara nga privati, në formën e ofertës së pakërkuar.

Përveç këtij shqetësimi KLSH po ashtu kritikon ashpër institucionet përgjegjëse edhe për mungesën e monitorimit të portofolit të PPP-ve ekzistuese, për të verifikuar nëse nga këto kontrata është përfituar aq sa pritej.
Recommended