Zhdukja 32 vjeçarit që u nis drejt Australisë mund të kenë përfunduar në një ishull skllevërish
  • 5 years ago
TIRANË- Detaje te reja dyshuese mbi vendodhjen e 32-vjecarit Mensur Prenci, në kampet e ishullit famkeq të ?Papua New Guinea-s?. Kampe ku individët shfrytëzohen si skllevër dhe mbahen të izoluar.

Informacione të reja vijnë në emisionin ?Pa Gjurmë?, nga gazetari Ermal Qori, ku sipas telefonatës së fundit, që Mensuri ka bërë me të vëllanë, për datën e nisjes dhe rrugëtimin e tij me peshkarexhe drejt Australisë, dyshimi ngrihet se ai mund të ketë përfunduar në ishullin me kampe famëkeqe në ?Papua New Guinea?, ishull ky që në vitin kur Mensuri u zhduk rezulton të ketë patur marrëveshje me Australinë. Marrëveshja konsistonte në atë që ç?do emigrant, që do të kapej do të dërgohej në kampet e këtij ishulli. Në ??Papua New Guinea-s?? nuk lejohet asnjë lloj komunikimi jashtë territorit dhe e vetmja mënyrë për marrje informacioni është përmes rrugës zyrtare.
Recommended