Perplasje ne parlamentin e Hong Kongut

  • 5 years ago
Duhej të mbante fjalimin mbi politikat qeverisë së saj para parlamentit të Hong Kongut. Por deputetët opozitarë, mbështetës të protestuesve anti-Pekin e penguan kryeministren Kerri Lam, të fliste.
Në duar mbanin pankarta ku ajo shfaqej me duar me gjak, një formë akuze për shtypjen me dhunë të protestave në mbështetje të të drejtave të njeriut.
Megjithatë, Lam e mbajti fjalimin e saj në një tjetër ambjent, ku në fokusin e politikave të saj ka edhe uljen e tensioneve në këtë rajon.
Carrie Lam:?Do të ftoj drejtuesit e komunitetit, ekspertët, akademikët për të bërë një analizë të thellë për konfliktet sociale në Hong Kong për të cilat do të përpiqemi më pas të japim edhe një zgjidhje?.
Protestat në Hong Kong nuk ndalen prej marsit, edhe pse qeveria u tërhoq nga ligji për ekstradimin e të burgosurve drejt Kinës. Ata kërkojnë respektim me rigorozitet të të drejtave të njeriut.

Recommended