Rikthehen trazirat ne rruget e Barcelones

  • 5 years ago
Përleshje të ashpra shpërthyen në Barcelonë, pas vendimit të gjykatës supreme për dënimin me 100 vite sëbashku të 9 liderëve separatisë katalanas.
Dhjetëra mijëra mbështetës të pavarësisë së rajonit të Katalonjës u përleshën rrugëve të Barcelonës me policinë, në protestat kundër këtij vendimi.
Dhuna pushtoi edhe aeroportin ndërkombëtar El Prat të Barcelonës. Njësitë speciale të policisë përdorën shkopinjtë e gomës dhe gazin lotsjellës për të ndalur manifestuesit, por kjo nuk i ndali skenat kaotike në aeroport. Puna atje u ndal për disa orë, ndërsa 70 fluturime u anulluan. Kryeministri në detyrë Pedro Sançez, i cili ka një qëndrim më butë ndaj separatistëve katalanas se pararendësit e tij, u bëri thirrje manifestuesve të respektojnë verdiktin e gjykatës.
Pedro Sançez: ?Askush nuk është mbi ligjin. Në një demokraci si Spanja, askush nuk gjykohet për idetë politike, por as nuk mund të kryejë vepra penale që ndalohen me ligj?.
Mes të dënuarve është edhe ish-kryeministri katalanas Karles Puçdemon, nismëtar i referendumit të 2017-ës për pavarësi i konsideruar si i paligjshëm nga Gjykata Kushtetuese në Madrid, si dhe zv/presidenti i rajonit Oriol Junkeras, të cilët akuzohen po ashtu për organizim të manifestimeve të dhunshme.

Recommended