Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 6 years ago
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, mbetet optimist se vendi do të marrë datën për çeljen e negociatave me BE-në, por në një takim me odat ekonomike të vendit, shtroi dilemën se çfarë do të ndodhë nëse lajmet nga Brukseli janë negative.
"Nëse nuk marrim datën, nuk duhet t'i cënojmë parashikimet ekonomike. Ne nuk kemi alternativë tjetër përveç BE-së. Si do që të jenë vendimet në Bruksel, shkaqe për zgjedhje të jashtëzakonshme nuk ka. Ato do të mbahen kah fundi i Tetorit të vitit të ardhshëm".
Derisa në relacionin Bruksel-Berlin-Paris po bëhen përpjekje për të zbutur qëndrimet e kundërshtimit francez rreth zgjerimit të ardhshëm të BE-së, Ministri i Jashtëm, Nikola Dimitrov, ka bërë thirrje krerëve të BE-së që të marrin një vendim pozitiv për çeljen e negociatave.
"Kjo javë definitivisht për qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk paraqet një Këshill të rëndomtë të BE-së. Ky është një takim i ynë me historinë, ku pritet miratimi i shumëpritur dhe siç është konfirmuar nga shumica, vendimi historik për fillimin e negociatave me BE-në. Historike në kuptimin e asaj që paraqet hapjen e derës për përkrahje të proceseve për ripërtëritje të qëndrueshme demokratike të vendit".
Në të njëjtën vijë është edhe zv/Kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani. Pak para nisjes së tij për në Luksemburg dhe Bruksel ai përsëriti qëndrimin se pavarësisht qëndrimit të krerëve të BE-së për vendin, siç ka shkruajtur në rrjetet sociale ?Dielli lind në perëndim?.

Category

📺
TV

Recommended