Skip to playerSkip to main content
  • 6 years ago
Një kombëtare rekordesh ajo ndaj Moldavisë. Fitorja 4 ? 0 është më e thella në një ndeshje zyrtare jashtë fushe dhe për më tepër me 3 gola të realizuar që në pjesën e parë. 3 pikë të marra me një lojë zotëruese, pasi kuqezinjtë mbajtën topin në 66% të kohës.
Këtu nuk duhet harruar edhe saktësia në pasime, pasi në 87% të rasteve ishin të suksesshme. Një lojë imponuese ndaj përfaqësuses moldave që pati pak mundësi për të rrezikuar portën e Strakoshës. Pas ndeshjes, trajneri Edy Reja nuk u përmbajt në dhomat e zhveshjes.
Edy Reja: "Merita është gjithmonë e juaja sepse keni bërë një punë të shkëlqyer. Nëse do kishim fituar ndaj Turqisë, do shkonim në Europë. Duhet të kishim 4 pikë më shumë. 3 me Turqinë dhe 1 me Islandën. I kemi bërë të gjitha ndeshjet mjaft të mira, Turqisë i treguam se kush jemi, ndërsa Franca është Francë, nuk ka vend për diskutim. Kemi zemër".
Kjo ecuri ka bindur edhe drejtuesit e federatës të përmendin rinovimin e kontratës së trajnerit.
Armand Duka: "Tani na mbetet të ulemi në tavolinë të diskutojmë për Ligën e Kombeve dhe kualifikueset e Botërorit?.
Gjatë këtyre ditëve edhe futbollistët kanë shprehur dëshirën që Edy Reja të vazhdojë projektin e tij.

Category

📺
TV
Be the first to comment
Add your comment

Recommended