Shkodra pa kryetar edhe pas 13 Tetorit

  • 5 years ago
"Nuk ka nevoje për datë të re zgjedhjesh në Shkodër, pasi zgjedhjet janë më 13 Tetor për të gjithë Shqipërinë".
Por 13 Tetori kaloi pa zgjedhje dhe Bashkia e Shkodrës nuk ka ende një Kryetar të ri. Voltana Ademi qëndron në zyrë pas tërheqjes së Kryebashkiakut socialist Valdrin Pjetri, që u shpall fitues më 30 Qershor.
Ekspertët e çështjeve zgjedhore thonë se zgjidhja për këtë bashki mund të vijë vetëm përmes një date të re, të cilën duhet ta dekretojë Presidenti i Republikës, Ilir Meta.
Por në kushtet e përplasjeve mes institucionit të Presidencës dhe maxhorancës, ish-kryetari i KQZ-së Kristaq Kume thotë se zgjidhja edhe për Shkodrën mund të vijë vetëm nga Gjykata Kushtetuese.
Presidenca nuk jep zgjidhje për situatën e krijuar. E pyetur nga Televizioni Klan, zyra e Presidentit tha se kreu i shtetit i qëndron deklaratës së bërë në muajin Gusht, se edhe në Shkodër votimet ishin më 13 Tetor, ndonëse këtë të diel nuk pati votime dhe qytetarët shqiptarë pushuan si zakonisht, ashtu siç bëri edhe vetë kreu i shtetit.

Recommended