Ora News - Lezhë, 61 mln lek detyrime të pashlyera, bashkia: Nuk tolerojmë

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

61 milionë lekë është totali i detyrimeve të pashlyera që bizneset kanë ndaj bashkisë së Lezhës.

20 milionë janë krijuar vetëm këtë vit, ndërsa pjesa e tjetër e mbartur ndër vite.

Por kryetari i bashkisë së Lezhës, paralajmëron se kjo situatë nuk do të tolerohet më.

Në mbledhjen e këshillit bashkiak Pjerin Ndreu tha se afat për shlyerjen e detyrimeve do të jetë fundit i vitit ose do të proçedohet me bllokim të llogarive bankare.

Pjerin Ndreu, Kryetar i Bashkisë Lezhë: Pas njoftimit ne do ti bllokojmë llogaritë bankare. Kjo është një periudhë tranzitore, që vjen deri në datën 31. Nuk ka lehtësim, kjo është një hapësirë që ne të thithim fonde në interes të bashkisë.

Këshilltarët bashkiakë kanë kërkuar që investimet në Lezhë të mos përqendrohen vetëm në qendër të qytetit, por edhe në periferi dhe zonat rurale.

Detyrimet e prapambetura nga biznesi, sipas drejtuesve vendorë pamundësojnë realizimin e të gjitha projekteve në përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/lezhe-61-mln-lek-detyrime-te-pashlyera-bashkia-nuk-tolerojme

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended