Report TV - Keqpërdorimi i drejtësisë “shqiptare” tek ArTurbina

  • 5 years ago
Skena e parë e shfaqjes ?Xhelatët? e McDonagh në ArTurbina na zhvendos në vitin 1963, vit kur ekzekutimi i një personi në Mbretërinë e Bashkuar, konsiderohej ende akt human. Pavarësisht protestës së James Hennessey (Hervin Çulit) për pafajësi, ekzekutimi i tij nga Harry (Lulzim Zeqja) ishte i zymtë, aq sa edhe ai vet e konsideron veten xhelat superior krahasuar me ekzekutuesin e tij rival, Albert Pierrepoint-in (Arben Derhemi) e përgjakshëm.

?Raporti i njerëzve që qoftë me një gabim apo me besim të fortë në atë që e kanë quajtur profesion, i kanë çuar gabimet deri në fund. Harry i jep vetes forcën për të vendosur mbi drejtësinë edhe atëherë nuk ka forcë për ta bërë këtë. Ne këtu kemi akoma njerëz që vazhdojnë që të kenë forcën edhe nga shteti për të vendosur mbi drejtësinë, edhe përse dikur kanë vendosur gabim?, shprehet regjisori Qëndrim Rijani.

Recommended