Skip to playerSkip to main content
  • 6 years ago
Përmbytje masive në Tokio e zona të tjera

Tajfuni Hagibis, më i fuqishmi në 60 vitet e fundit pritet të godasë Japoninë pasditen e sotme. Edhe pse stuhia ishte akoma në det, erërat në formë tornado përfshinë lindjen e Tokios, duke shkaktuar përmbytje masive.

Shumë shtëpi janë dëmtuar teksa një person humbi jetën në një aksident automobilistik si pasojë e stuhive. Të paktën 8 800 banesa kanë mbetur pa energji elektrike.

Situata pritet të përkeqësohet me erëra që do t?i kalojnë 180 km në orë. sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë priten shirat e rrëmbyeshëm mund të shkaktojnë edhe rrëshqitje të dherave. Shumë zona janë boshatisur, supermarketet dhe fabrikat janë mbyllur si pasojë e thirrjes së autoriteteve për evakuim, pasi situata do të jetë problematike për disa ditë me radhë.

Sot trenat dhe avionët nuk kanë lëvizur. Disa ndeshje të Kupës së Botës në Rugby dhe gara në Formula Uno janë anuluar. Hagibis, që do të thotë shpejtësi, mendohet se do të jetë me i fuqishëm se tajfuni Kanogowa që goditi Japoninë në 1958 dhe që shkaktoi 1 200 viktima.

Tv Klan

Category

📺
TV
Be the first to comment
Add your comment

Recommended