Skip to playerSkip to main content
  • 6 years ago
Protestë për shitjen nën kosto të prodhimeve

Mungesa e tregut dhe blerja me çmime të ulëta e prodhimeve nga grumbulluesit nxori në rrugë qindra fermerë nga Lushnja, Berati dhe Fieri .

Për 30 minuta, ata qëndruan mbi urën e Kuçit, zonë e cila lidh Lushnjën me Beratin.

Fermerët tentuan të mbajnë të bllokuar lëvizjen e automjeteve në këtë aks. Protesta u shoqërua me momente tensioni, por me ndërhyrjen e policisë, mjetet janë lejuar të kalonin dhe tubimi të vazhdonte qetësisht.

Fermerët kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë për të përfituar nga skemat mbështetëse në bujqësi.

Tv Klan

Category

📺
TV
Be the first to comment
Add your comment

Recommended