Manastirliu: E përfitojnë falas rreth 30 mijë fëmijë
Të gjithë fëmijët e lindur nga data 1 gusht do të kryejnë edhe vaksinën e re e quajtur ?Rotavirus?. Sipas ministres së shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nga kjo vaksinë pritet të përfitojën rreth 30 mijë fëmijë në vit.
?Nga 1 Tetori i këtij viti është shtuar në kalendarin e vaksinimit, vaksina e re e Rotavirusit, duke përafruar kalendarin tonë të vaksinimit me kalendarin europian. Është shumë e rëndësishme sepse përmirëson shëndetin e fëmijëve tanë nga virusi i rrezikshëm i Rotavirusit dhe infeksionet që vijnë prej tij. Do të përfitojnë rreth 30 fëmijë në vit. Shpesh prindërit e blinin këtë vaksinë me kosto të lartë, 100 dollarë por tashmë është falas për çdo fëmijë që lind?, shprehet Manastriliu.
Vaksina e rotavirusit jepet nga goja me 3 doza tek të vegjëlit në moshat 2, 4 dhe 6 muaj. Rotavirusi është një sëmundje që mund të shkaktojë diarre të rëndë, të vjella, ethe dhe dhimbje barku.
Fëmijët e prekur nga rotavirusi mund të humbasin shumë lëngje dhe bëhen shumë të dehidratuar. Me futjen e vaksinës së re, kalendari i vaksinimit tashmë ka 12 vaksina të detyrueshme për fëmijët.