Skip to playerSkip to main content
  • 6 years ago
Kosova është gati për zgjedhjet e nesërme në Kosovë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke bërë të gjitha përgatitjet për zgjedhjet e nesërme.
Qendrat e votimit do të hapen në orën shtatë të mëngjesit të ditës së diel, ndërsa do të mbyllen në orën 19 pasdite.
Materiali i ndjeshëm zgjedhor është bartur qysh në orët e hershme të mëngjesit nga depo qendrore e KQZ-së në depot e komisioneve komunale të zgjedhjeve.
Ky material zgjedhor në orët e hershme të mëngjesit të ditës së diel do të shpërndahet në të gjitha qendrat e votimit.
Janë 1 milion e 937 868 persona me të drejtë vote, ndërsa KQZ-ja ka vendosur që të shtypen 1 801 800 fletëvotime, pra 136 068 fletëvotime më pak se votues.
Gjithashtu 110 ekipe mobile do të jenë gati për votuesit e ngujuar në shtëpi.
Votues të ngujuar në shtëpi janë 1 315, me lëvizje të kufizuar në institucione janë 1 470 për të cilat KQZ do të dërgojë ekipe mobile në ditën e zgjedhjeve.
KQZ-ja për këto zgjedhje ka akredituar rreth 35 mijë vëzhgues.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philipe Kosnnet nëpërmjet një videomesazhi u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin të votojnë dhe të kryejnë obligimin e tyre qytetar.

Category

📺
TV
Be the first to comment
Add your comment

Recommended