Report TV -Banorët e Laknasit protestë kundër ndërtimit të thertores: Po na shkatërrojnë pyllin
  • 5 years ago
Një firmë private e cila pretendon se ka marrë lejen e ndërtimit nga ish-kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, prej disa kohësh kërkon që të presë pyllin e mbjellur nga banorët në zonën e quajtur ?Plepat e Brukës?, në Laknas të bashkisë së Kamzës.

Firma private shoqërohet për të prerë pyjet me polici private dhe me policinë e shtetit, pasi leja është marrë në bashki dhe parashikohet që të ndërtohet një thertore e madhe. Por kjo firmë ka hasur në kundërshtimin e banorëve të cilët ditën e sotme kanë dalë në rrugë dhe me hunj e kallama në duar të shoqëruar nga fëmijët e tyre bëjnë thirrje se askush nuk do të lejohet të shkatërrojnë pyllin që ata e kanë mbjellur vetë. Në disa momente ka patur edhe tensione mes policisë dhe banorëve.

Banorët shprehen se toka është dhënë nga Xhelal Mziu tre ditë para se të bëheshin zgjedhjet e 30 qershorit, ku bashkinë e Kamzës e fitoi Rakip Suli i Partisë Socialiste. Banorët shprehen se këtë tokë e kanë zënë tre persona që duan të ndërtojnë stallë e thertore derrash, ku një prej tyre është Bledar Daci
Recommended